
Të hënën do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19, të miratuara nga Qeveria e Kosovës të premten, njofton Insajderi.
Sipas vendimit, nga nesër do të hiqet ora policore, ndërsa gastronomia do të lejohet të punojë deri në ora 23:00.
Qeveria po ashtu ka lejuar lëvizjen pa maska gjatë ecjes për qytetarët që janë vetëm dhe në ambiente të hapura.
Megjithatë, nga mesnata deri në orën 05:00, nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se dhjetë personave, qoftë në mjedise të hapura, qoftë në mjedise të tjera, përveç në mjediset familjare./Insajderi.com