Nesër Kuvendi mban seancë plenare

Nesër Kuvendi mban seancë plenare

Të enjten do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, njofton Insajderi.

Deputetët do të fillojnë punimet në Parlament nga ora 10:00.

Aty do të diskutohet për arsimin gjatë pandemisë COVID-19.

Po ashtu, Kuvendi do të mblidhet edhe  në ora 15:00 ku në rend dite do të jetë edhe propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Rendi i ditës

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
  5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  6. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19” (të premten më 4 qershor 2021). /Insajderi.com