Nesër mbahet seanca e radhës për Pjetër Shalën

Nesër mbahet seanca e radhës për Pjetër Shalën

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur si komandant “Ujku”, pritet të paraqitet nesër në seancën e radhës të Gjykatës Speciale në Hagë, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës së Prokurorit, seanca do të fillojë të premten e 23 prillit në ora 11:00.

Pjetër Shala i njohur në luftë si komandant “Ujku”, në paraqitjen e tij të parë të hënën, para gjykatësit të procedurës paraprake, u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale. /Insajderi.com