Njoftim

Nesër mbyllet një segment i rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë

Nesër mbyllet një segment i rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë

Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri tek udhëkryqi i rrugës “Ekrem Qabej”, në Prishtinë, nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Mbyllja e rrugës do të bëhet nga ora 08:00 në mëngjes, deri në orën 12:00, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj kohe do të kryhen punimet në asfaltimin e këtij aksi rrugor.

Ju lusim që të planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Insajderi.com