Nesër merret aktgjykimi për djegien e ambasadës amerikane në Beograd

Nesër merret aktgjykimi për djegien e ambasadës amerikane në Beograd

Gjykata e Lartë në Beograd nesër do t’ua shqiptojë aktgjykimin e shkallës së parë shtatë të akuzuarve për vënien e zjarrit Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2008 në Beograd.

Ky do të jetë aktgjykimi i dytë i shkallës së parë, pasi që atë të parin, të shqiptuar para rreth një viti, me arsyetimin se ka qenë “i pakuptimtë” dhe “kundërthënës”, e anuloi Gjykata e Apelit, duke urdhëruar përsëritje të gjykimit.

Gjykata e Lartë vjeshtën e kaluar i dënoi shtatë zjarrvënësit me dënime me kusht, prej 6 deri në 10 muaj burg. Rigjykimi u mbyll më 6 nëntor të këtij viti, ndërsa gjykata e caktoi 14 nëntorin si datë kur do të shqiptohet aktgjykimi i ri.

Ambasada Amerikane në Beograd u dogj natën e 21  shkurtit 2008, pas mitingut me moton “Kosova është Serbi”./Express/