Nesër merret vendimi për përfundimin e orës policore në Maqedoninë e Veriut

Nesër merret vendimi për përfundimin e orës policore në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut nesër bëhen 12 ditë që kur hyri në fuqi sërish masa e kufizimit të lëvizjes – ora policore, njofton Insajderi.

Ora policore që fillon nga ora 22:00 e mbrëmjes dhe mbaron në ora 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, filloi të zbatohet nga 10 marsi, pasi u regjistrua rritje konstante e rasteve pozitive me COVID-19.

Nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse i vendit fqinj konstaton nesër se kjo masë nuk ka pasur efekt, atëherë zgjatet ora policore.

“Ne jemi të gatshëm të zbatojmë masa shtesë restriktive, nëse masat e deritanishme nuk japin efektet e dëshirueshme”, ka thënë ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Venko Filipçe. /Insajderi.com