Nesër moti me shi në Kosovë

Nesër moti me shi në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër mbi vendon tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s./Insajderi.com