Nesër nis mësimi, Ministri Likaj me një mesazh për mësimdhënësit dhe prindërit

Nesër nis mësimi, Ministri Likaj me një mesazh për mësimdhënësit dhe prindërit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka numëruar angazhimet që ka bërë kjo ministri dhe institucionet tjera arsimore e shëndetësore, për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor që do të fillojë nga nesër, më 14 shtator, njofton Insajderi.

Në një konferencë për media Likaj tha se e vetmja mënyrë për të luftuar përhapjen e virusit Covid-19 është prishja e ciklit të transmetimit të tij, duke respektuar me përpikëri të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet.

“MASh sipas planit të detajuar në master plan, ka paraparë një shumë të konsiderueshme monetare për financimin e shpenzimeve të komunave. Në kuadër të këtyre shpenzimeve bëjnë pjesë mirëmbajtja, dezinfektimi dhe pastërtia. Këto mjete do t’i ndahen javën që vjen komunave proporcionalisht bazuar në numrin te nxënësve. Të gjithë pjesëmarrësin në shkollë janë të obliguar të bartin maska, MASh-t ka shpërndarë rreth një gjysmë milioni maska në të gjitha shkollat në territorin e Kosovës. Në rast nevoje është paraparë angazhimi me normë plotësuese i rreth 1000 mësimdhënësve për 9 muaj, treqind mësimdhënës në gjendje të renduar shëndetësore do të jenë jashtë procesit dhe do të jenë të mbuluar financiarisht, 100 punëtorë teknik etj”, tha ai.

Ministri pati edhe një kërkesë për prindërit e nxënësit.

“Prindër dhe mësimdhënës, jemi të vetëdijshëm për rrethanat që kemi kaluar dhe po kalojmë, është shumë me rëndësi kontributi juaj në rritjen e vetëdijes së nxënësve për rëndësinë e higjienës dhe kujdesit brenda dhe jashtë arsimore. E vetmja mënyrë për të luftuar përhapjen e virusit Covid-19 është prishja e ciklit të transmetimit të tij, duke respektuar me përpikëri të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe udhëzuesi i përgjithshëm MASh”, tha ai.

Likaj ka thënë se ora e parë e mësimit do t’i kushtohet pandemisë. /Insajderi.com