Nesër pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Nesër pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se nesër në ora 11:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës, për çështjen e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, njofton Insajderi.

E vetmja pikë e rendit të ditës do jetë, ”Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Seanca e së premtes, është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës amandamentet e së cilës për miratimin e këtij Projektligji, janë pranuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në këtë listë, përfshihen 200 milionë euro për bizneset, kompensim i parave të trustit për të gjithë personat që kanë deri në 10 mijë euro kursime dhe 300 euro për të gjithë ata që e kanë humbur punën gjatë pandemisë. /Insajderi.com