Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka noftuar lidhur me më të rejat sa i përket rinumërimit të 12 vendvotimeve sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njofton Insajderi.
QNR-ja kishte rekomanduar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërohen 12 vendvotime, rekomandim që u aprovua nga ky Komision.
Nga QNR-ja është njoftuar se më 19 shkurt do të bëhet rinumërimi dhe fillon nga ora 08:30, ndërsa do të jenë 16 vëzhguesë për një subjekt politik do të lejohen të vëzhgojnë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim në mbledhjen e sotme që të rinumërohen votat vetëm në 12 vendvotime, njofton KlanKosova.tv.
“Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skenderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1)”, janë vendvotimet që do të shkojnë në rinumërim. /Insajderi.com