Seanca do të fillojë në or" />

Nesër seanca për buxhetin

Nesër seanca për buxhetin

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të rregullt ku në mesin e pikave që do të shqyrtohet projektligji për buxhetin e Kosovës.

Seanca do të fillojë në orën 10:00.

Këto janë 11 pikat që do të diskutohen nesër:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet biocide,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.