Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Të enjten do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.

Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të diskutojë mbi situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura, përkatësisht së paku 15 njësi mësimore gjatë grevës 3 javore, nga 14 janari deri me 1 shkurt 2019.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme p♪7r të diskutuar pikërisht për këtë çështje.