Nesër takim, Ahmeti – Haradinaj

Nesër takim, Ahmeti – Haradinaj

Komuna e Prishtinës ka njoftuar sonte se kryetari, Shpend Ahmeti do të pret nesër në takim kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn.

Përmes një njoftimi për media thuhet ky takim pritet të mbahet në orën 11:00, përcjell Gazeta Insajderi.

“Nesër, e premte, 28 qershor, në orën 11:00, Kryetari Shpend Ahmeti pret në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj. Takimi mbahet në sallën nr 37, kati i dytë, ndërtesa e vjetër e Komunës”, thuhet në njoftimin e komunës. /Insajderi.com