Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se nësër do të takohet me liderin e partisë së tij, Isa Mustafën, liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Por, ky takim do të mbahet nesër në ora 15:00.
“Në orën 15 takohem me z.Mustafa, z.Haradinaj dhe z.Limaj për t’i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Washingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit”, ka shkruar Hoti.
Katër orë para këtij takimi, kryeministri Hoti, do të takohet edhe me kryetarët e komunave për t’u koordinuar rreth mbështetjes financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë. /Insajderi.com
Pas një fundjave me familje, neser i kthehem agjendës qeveritare me temat kyçe. Në orën 11, bashkë me ministrat…
Gepostet von Avdullah Hoti am Sonntag, 23. August 2020