Nesër do të shkatërrohen një numër i madh i armëve të vogla dhe të lehta

Nesër do të shkatërrohen një numër i madh i armëve të vogla dhe të lehta

Policia e Kosovës do të shkatërrojë një numër të madh të armëve të Vogla dhe të Lehta.

Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështet nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), Zyra e Jashtme Gjermane dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara.

Shkatërrimi do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet nesër më 6 korrik 2017, ora 10:00 në “Metal Holding” në Ferizaj.

Ngjarja do të hapet nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Behar Selimi, Koordinatorja e Programit të UNDP, Valbona Bogujevci, përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada Gjermane në Kosovë dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.