Nesër Vjosa Osmani merr detyrën e presidentes përmes një ceremonie zyrtare

Nesër Vjosa Osmani merr detyrën e presidentes përmes një ceremonie zyrtare

Pas marrjes së besimit nga Kuvendi i Kosovës për t’u bërë presidente e Kosovës, nesër Vjosa Osmani përmes një ceremonie do ta marrë detyrën zyrtarisht, njofton Insajderi.

Një varg aktivitetesh janë paraparë për të martën, në kuadër të ceremonisë për pranimin e detyrës së presidentes Vjosa Osmani.

Sipas agjendës së nisur nga Zyra për Informim, ceremonia do të nisë në orën 10:00 me arritjen e Osmanit para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës për të ta mbyllur në orën 17:00, kur do të presë komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Rahman Rama dhe gjeneralë të tjerë.

Gjatë ditës së parë në zyrë, Osmani do të presë edhe xhudistët kampionë nga Peja./Insajderi.com