Nesër Vuçiqi do të takohet me Lajçakun

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq nesër do të takohet me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Nesër Vuçiqi do të takohet me Lajçakun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet nesër në Beograd me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, transmeton Insajderi.

Lajçak këtë javë vizitoi Kosovën ku u takua me zyrtarë të lartë të shtetit të Ksosovës.

Ai ka thënë që pas takimit me palën serbe do ta caktojë një datë ku do të takohet delagasoni i Kosovës me atë të Serbisë. /Insajderi/