Netanyahu: Populli i Izraelit dhe ai i Kosovës mund të arrijnë shumë bashkë

Netanyahu: Populli i Izraelit dhe ai i Kosovës mund të arrijnë shumë bashkë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar popullit të Kosovës me një letër me rastin e festës së Vitit të Ri hebraik, njofton Insajderi.

Netanyahu ka thënë se “zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jenë fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve.

Tutje Ai ka shtuar se ia zgjatë dorën e miqësisë popullit të Kosovës”.

“Në këtë Vit të Ri, e zgjat dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jetë një fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund të arrijmë aq shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim këtë të realizohet. E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na bërë më afër”, thuhet në letër e kryeministrit izraelit.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë manifestimit të mbajtur ka thënë se ky Vit i Ri hebraik shënohet me njohjen reciproke mes dy vendeve.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, po ashtu ka folur për lidhjen mes dy vendeve.

Ajo ka thënë se nuk ka në botë dy popuj që i kuptojnë më mirë vuajtjet e njëri tjetrit sesa ai izraelit dhe i Kosovës.

Ndërsa kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se njohja shtetërore mes Kosovës dhe Izraelit do të jetë hapi i parë i miqësisë mes popullit të Kosovës dhe atij të Izraelit.

“Më lejoni të ju shpreh urimet e mia dhe të subjektit që përfaqësoj për vitin e ri hebraik. Ne në këtë festë hebraike me gjithë zemër urojmë mbarësi për të gjithë. Njohja shtetërore mes Kosovës dhe Izraelit do të jetë hapi i parë i miqësisë mes popullit të Kosovës dhe atij të Izraelit E shkuara na mëson që të bashkëpunojmë për paqe”./Insajderi.com