Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, pasi në tetor të vitit të kaluar ishte dënuar me një vit e gjysmë burgim për shpërdorim të detyrës zyrtare, .
Bashkë me të, të akuzuar ishin edhe Mehdi Kurumeli, i cili u dënua me një vit burgim ndërsa Shefqet Morina është liruar nga akuzat.
Demaku akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e një parcele toke prej 4 hektarësh të cilën komuna e konsideron të vetën, ndërsa Gjykata Supreme e vlerësoi private. Në këtë pronë është ndërtuar një shkollë publike. /Insajderi.com