
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nexhmi Muciqi, gjatë një tubim të mbajtur në Llap ka treguar prioritete e partisë së tij në zgjedhjet e 6 tetorit.
Muçiqi, ka thënë se djemtë e vajzat e Kosovës ka nevojë për një perspektivë të re, që të mësojnë se Kosova kurrë nuk duhet të mbete në dorën e armikut.
“Ne do ti ofrojmë shkollim dhe perspektivë të re vajzave dhe djemve, sepse Kosova pas 15 viteve do të jetë në duart e të tyre. Duhet ti mësojmë që Kosovën të mos e lënë në duart e armikut”, ka thënë Muçiqi.
Tutje, Muçiqi ka shtuar se PDK është rruga e projekteve euroatlantike, dhe se nuk do ta lënë që Kosova të mbetet në bllokada.
“PDK do të fitoj bindshëm. Nuk guxojmë ta rrezikojmë shtetin e Kosovës që të mbetet në bllokada. PDK është rruga e përparimit dhe vazhdimi i proceseve dhe i projekteve euroatlantike.
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nexhmi Muciqi, në zgjedhjet e 6 tetorit garon me numër 94.
Nxehmi Muçiqi ka qenë kryetare i shoqatës “Çamëria” në Kosovës, dhe është biznesmen i suksesshëm.
01.10.2019
Gepostet von Andi Muçiqi am Dienstag, 1. Oktober 2019