Nexhmi Rudari tregon nëse do të kandidojë sërish për kryetar të Podujevës

Nexhmi Rudari tregon nëse do të kandidojë sërish për kryetar të Podujevës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka treguar nëse do të rikandidojë për këtë post, njofton Insajderi.

Rudari në një konferencë për media ku u paraqit me kryetarin e Degës së LDK-së në këtë vend dhe njëherësh ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, tha se çështja e rikandidimit mbetet të vendos partia.

“Unë jam prononcuar disa herë. Çeshtja e rinkandimit është çështje e subjektit tim. Ne do të bëjmë një analizë të rezultatit, pas analizës do të vendosim për kandidatin që është më i mirë për zgjedhje”, ka thënë Rudari.

Në këtë konferencë Agim Veliu, ka pranuar se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka humbur zgjedhjet pas 20 vjetësh në Podujevë.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet pa ballotazh me rezultat 51.64 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë 36.97 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë 12.40 për qind. /Insajderi.com