Nexhmije Hoxha: Enveri thoshte se Kosova i ka borxh Titos

Nexhmije Hoxha: Enveri thoshte se Kosova i ka borxh Titos

Gruaja e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, ka shpalosur disa nga letrat dhe kujtimet e shkruara të bashkëshortit të tij që kanë lidhje edhe me Kosovën.

Duke treguar për karakterin e të shoqit, Nexhmija pohon se ajo çka urrente më shumë Enveri, ishin borxhet, raporton Insajderi.

“E kishte në gjak zakonin e Gjirokastrës, borxhin nuk e donte, e dinte që borxhi të bënte skllav. Edhe për Titon ashtu thoshte. Kosovarët kanë bërë kaq borxhe me të, madje ata kanë thënë, qan fëmija në bark të nënës, pra kur do t’i paguajnë këto borxhe”, pohon ajo, në një emision të Vizion Plus.

Nexhmija ka folur edhe për momentin kur Enveri i propozoj asaj martesë.

Udhëheqësi komunist i Shqipërisë Enver Hoxha, si një njeri jo i zakonshëm kishte vendosur ti bënte propozim për martesë Nexhmisë, në një bazë ilegale, në qershor të vitit 1942 në Tiranë.

Propozimi ndodhi teksa Nexhmija ishte duke bërë kafenë, dhe për një moment teksa pushonte Enveri, i kishte kërkuar kërkuar: “unë dua të martohem me ty”.

“Unë nuk martohem gjatë luftës”, i kishte thënë Nexhmija.

“Po kush tha që do martohemi në luftë”, i tha Enveri.

Këto përjetime i rrëfen Nexhmije Hoxha, gruaja e komunistit Enver Hoxhës, në një emision në Vizion Plus.