Nezir Çoçaj i ftuari i radhës nga Specialja

Nezir Çoçaj i ftuari i radhës nga Specialja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Has, sot ka bërë të ditur se ish pjesëtari i UÇK-s, Nezir Çoçaj, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook thuhet se Çoçaj ka pranuar ftesën nga Dhomat e Specializuara që gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për intervistim.

Në njoftimin e OVL-së së UÇK-së thuhet që kjo organizatë e mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të ushtrisë çlirimtare./Insajderi.com