Nga 1 korriku mërgata nuk do të paguajë policë kufitare

Nga 1 korriku mërgata nuk do të paguajë policë kufitare

Nga 1 korriku mërgimtarët nuk do të paguajnë policë kufitare, njofotn Insajderi.

Ky vendim u mor nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së martës.

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, pohoi se këtë obligim do ta marrë përsipër shteti.

“Ky vendim na hap rrugën që Ministria e Financave dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme që të lidhim një memorandum me BQK-në dhe Byronë Kosovare të Sigurimit e marrim përsipër si qeveri mbulimin e kostos së policës kufitare të cilës i nënshtrohen bashkatdhetarët. Mbulimi do të fillojë prej datës 1 korrik”, tha Murati.

Ky vendim vlen deri në fund të vitit 2021, por Murati deklaroi se kjo çështje do të zgjidhet.

“Kjo është një zgjidhje e përkohshme por ne do të angazhohemi që ky problem të zgjidhet njëherë e përgjithmonë dhe të mos kemi nevojë që të bëhet ky mbulim”. /Insajderi.com