Nga 100 premtime, Shpend Ahmeti realizoi vetëm 28

Nga 100 premtime, Shpend Ahmeti realizoi vetëm 28

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka realizuar plotësisht vetëm 28 nga 100 premtimet e dhëna kur mori këtë detyrë në vitin 2017, njofton Insajderi.

Kështu thonë nga Organizata Iniciativa për Progres (INPO), raport ky në të cilin është bërë e ditur se 15 premtime janë gjysmë të përmbushura, ndërsa 34 nuk kanë nisur ende.

“Secili premtim është kategorizuar në katër pjesë. Fusha e parë nga 12 premtime janë përmbushur 4 premtime dhe nuk kanë filluar 3 nga to. Premtimi Kartela e Prishtinës, Rregullorja për Taksi. Premtimet e përmbushura janë Shtegu i Biçikletave në Gërmi dhe miratimi i rregullores për parkingjet”, thonë nga INPO.

“Fusha e shtatë zhvillim në çdo cep janë 6 premtime janë realizuar 3 për dy të tjera nuk është bërë asgjë. Nga 100 premtimet gjithsej kanë përmbushur vetëm 28 premtime, prej 15 prej tyre janë gjysmë të përmbushura 34 prej tyre janë të filluara, ndërsa 23 premtime nuk është ndërmarr asnjë masë e vogël”, thuhet tutje në raport.

Kjo organizatë tha se secila fushë përmban premtime të veçantë e që numri i përgjithshëm është 100. /Insajderi.com