
Vozitësit e automjeteve në Komunën e Malishevës, nga data 11 janar 2021, do të pajisen me targat e automjeteve me kodin 04, njofton Insajderi
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një komunikate për media.
“Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të qëndrojë për një vizitë në Komunën e Malishevës, ku do të takohet me zyrtarët e komunës. Takimi do të mbahet sot, në ora 15:00, në zyrën e Kryetarit të Komunës”.
“Në këtë takim do të bëhet njoftimi për pronarët e automjeteve të Komunës së Malishevës se, që nga data 11 janar 2021, do të pajisen me targat e automjeteve me kodin 04”, thuhet në komunikatë.
Tutje, bëhet e ditur se kjo ishte një kërkesë e kahmotshme e qytetarëve të Malishevës, e shprehur përmes strukturave komunale dhe partive politike të kësaj komune./Insajderi.com