Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar se nga 13 qershori Kosova nuk do të jetë më pjesë e “listës së zezë”, në të cilën bëjnë pjesë vendet me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19, përcjell Insajderi.
Lajmi është bërë të ditur përmes një postimi në ëeb faqen zyrtare të ministrisë gjermane.
“Kosova nuk është më një zonë rreziku nga 13 qershori 2021, situata epidemiologjike”, thuhet në njoftim.
“Kosova vazhdon të jetë e prekur nga COVID-19, por numri i infeksioneve të reja ka rënë përsëri. Kosova klasifikohet si zonë e rrezikut deri më 12 qershor 2021”, thuhet tutje në njoftim.
Por, Ministria ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Kosovës për udhëtime të panevojshme turistike./Insajderi.com