Nga 15 korriku pritet të lejohen vizitat e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Nga 15 korriku pritet të lejohen vizitat e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, ka njoftuar se po punohet që nga 15 korriku të lejohen vizitat e familjarëve për të burgosurit në Hagë, njofton Insajderi.

Donlon këtë e bëri të ditur në seancën e sotme për ecurinë e çështjes ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

Ajo tha se janë duke bërë të gjitha përgatitjet për lejimin e vizitave të familjarëve për të ndaluarit.

“Në konsultime me mjekun e objektit të paraburgimit jemi duke hequr disa nga kufizimet ndaj COVID-19 që kemi dhe synimi ynë është që nga 15 korriku të lejohen vizitat e familjarëve për të burgosurit këtu”, tha administratorja.

Deri tani familjarët kanë kontaktuar me të paraburgosurit vetëm nëpërmjet videolidhjes. /Insajderi.com