Nga 30 dhjetori mund t’i merrni asistancat sociale

Nga 30 dhjetori mund t’i merrni asistancat sociale

Posta e Kosovës, ka njoftuar se asistenca e rregullt sociale do të ndahet nga e mërkura, njofton Insajderi.

Në njoftim thuhet se pasi janë transferuar mjetet financiare nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ato para do të shpërndahen  për familjet që marrin këtë ndihmë nga shteti.

Kërkohet që gjatë procesit në ambientet e Postës të mbahen maskat dhe distanca sociale për shkak të masave anti-COVID.

Aktualisht janë duke u shpërndarë asistencat në kuadër të Masës 15 të Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej 130 euro për të gjithë ata qytetarë që janë të njoftuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Insajderi.com