Nga 5 maji çdo i burgosur mund të pranojë për vizitë dy të rritur dhe tre fëmijë

Nga 5 maji çdo i burgosur mund të pranojë për vizitë dy të rritur dhe tre fëmijë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se nga data 05 maj 2021, secili i burgosur do të ketë mundësi të pranojë në vizitë dy të rritur dhe tre fëmijë.

Sipas njoftimit, familjarët gjatë vizitës së tyre janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës dhe dezinfektimin e duarve), përcjell Insajderi.

Ndërsa, nga data 10 maj 2021, do të fillojë lejimin e vikendeve për të dënuarit të cilët plotësojnë kushtet ligjore për shfrytëzimin e vikendit në shtëpi.

Pas kthimit nga vikendi, ShKK njofton se të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës së karantinimit në periudhë kohore prej së paku shtatë ditësh.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet në njoftimin për medie./Insajderi.com