Nga 6 shtatori, qytetarët e pa vaksinuar ose pa test negativ nuk mund të hyjnë në Shqipëri

Nga 6 shtatori, qytetarët e pa vaksinuar ose pa test negativ nuk mund të hyjnë në Shqipëri

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka vendosur që nga data 6 shtator, qytetarët që duan të hyjnë në Shqipëri duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, testin PCR brenda 72 orëve ose provë të kalimit të COVID-19 të vlefshme deri në gjashtë muaj nga shërimi.

Kurse, me masat e reja antiCOVID nga 1 shtatori, ora policore do të jetë nga 23:00 deri në 06:00,

“Shtatori duke qenë muaji i hapur, arsimtarët dhe studentët të vaksinohen dhe deri më 30 shtator të dorëzojnë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-albania. Pas kësaj date, ata që nuk janë vaksinuar do të duhet të paraqesin vazhdimisht testin PCR”, thanë ndër të tjera anëtarët e Komitetit.

Po ashtu, në aeroporte do të lejohet të hyjnë vetëm pasagjerët që do të udhëtojnë, duke shmangur kështu praninë e familjarëve të tyre./Insajderi.com