Nga AAK flasin për pjesëmarrjen e Ramush Haradinajt në dialog

Nga AAK flasin për pjesëmarrjen e Ramush Haradinajt në dialog

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në cilësinë e anëtarit të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është deklaruar rreth mundësisë që kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Insajderi.

Muharremaj thotë Këshilli Drejtues i partisë vendosë nëse Ramush Haradinaj do të jetë pjesë e dialogut.

“Unë jam orientuar në menaxhimin e komunës janë organet e partisë që dhe është Këshilli Drejtues që marrin vendime sa i përket dialogut me Serbinë. Vendos Këshilli Drejtues se a do të jetë pjesë e dialogut zotëri Haradinaj”, tha Muharremaj për EO.

Muharremaj pretendon që ta udhëheq këtë komunë edhe për katër vjet dhe thotë se shumë shpejt do ta paraqesë edhe planin e tij qeverisës.

“Këtë herë do të dalin qytetarët fitues. Unë angazhimin e kam bërë punën e kam bërë dhe po vazhdoj dhe besoj që do të jem fitues. Vazhdojmë me punë tona në fshat dhe shumë shpejt do të dal me programin për 4 vjetët e ardhshme. Presim datën e zgjedhjeve sepse kemi një program shumë të mirë”, shtoi ai. /Insajderi.com