Nga AKR reagojnë pas vendimit të Kushtetueses, tregojnë se a janë në bisedime me ndonjë parti

Nga AKR reagojnë pas vendimit të Kushtetueses, tregojnë se a janë në bisedime me ndonjë parti

Aleaca Kosova e Re vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë, por i vonuar, njofton Insajderi.

Këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, ka thënë se është mirë që nuk i janë bashkuar në koalicionit qeverisës, siç kanë bërë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është i drejtë, por i vonuar. Ishte mirë që AKR zgjodhi të mos bashkohej me këtë qeveri, për dallim nga AAK dhe Nisma”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, ai është shprehur se AKR-ja nuk është në bisedemi me asnjë parti lidhur me zgjedhjet e reja.

“Siç jemi deklaruar edhe më parë, qytetarët e vendit po presin me padurim një qeveri të re, dhe ky vullnet duhet respektuar. AKR nuk është në bisedime me asnjë parti lidhur me zgjedhjet e reja”, ka shkruar tutje Murseli.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur mbrëmë pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, e që zyrtarisht vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, më 3 qershor./Insajderi.com