Nga Bekim Çollaku tek Endrit Thaçi – audienca lokale në promovimin e librit të presidentit

Nga Bekim Çollaku tek Endrit Thaçi – audienca lokale në promovimin e librit të presidentit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi promovoi sot në Londër të Britanisë së Madhe librin autobiografik të tij, të titulluar: “New State, Modern Stateman”, në praninë e një audience lokale, e cila kishte udhëtuar nga Kosova për të zënë vend në ceremoninë e promovimit të librit.

Këshilltarët e presidentit Thaçi, Bekim Çollaku dhe Ismail Syla si dhe djali i tij Endrit Thaçi ishin audienca lokale në promovimin e presidentit, teksa atyre i ishte bashkangjitur edhe Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Grajqevci.

Siç shihet në një video të publikuar nga Kosova Press, ndonëse libri është promovuar në Londër, personat që kishin shkuar nga Kosova në promovimin e librit të presidentit kishin zënë vendet e para në sallë.

Ndërkaq, në promovimin e këtij libri pati edhe figura ndërkombëtare. Aty ishin të pranishëm ministri për zhvillim nderkombëtar i Britanisë së Madhe, Lord Michael Bates, ish-sekretarit të NATO-s, Lord Georg Robertson dhe historiani Sir Noel Malcolm.

Në fjalimin e tij, presidenti Thaçi deklaroi se libri nuk është i shkruar vetëm për të, por për Kosovën. “Libri është i imi, kështu që, është edhe i Kosovës”, deklaroi Thaçi.

Libri autobiografik i presidentit është shkruar nga autorët britanik Suzy Jagger dhe Roger Boys. /Insajderi.com