Nga Brukseli, Haradinaj drejt në ndejën e Shpend Ahmetit

Nga Brukseli, Haradinaj drejt në ndejën e Shpend Ahmetit

Pas një takimi me Mogherinin në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ndejën e fundvitit të organizuar nga komuna e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në një postim në rrjetin social facebook.

“Kënaqësi e veçantë të isha sonte pjesëmarrës në organizimin për fundvit të Komunës së Prishtinë dhe kryetarit Shpend Ahmeti, në nderim të gjithë partnerëve që kanë kontribuar për kryeqytetin tonë. Qeveria e vendit ka luajtur rol konstruktiv karshi Prishtinës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tutje ka përmendur disa nga projektet që qeveria i ka përkrahur në Komunën e Prishtinës.

“Ligji për Prishtinën, Pallati i Rinisë, Unaza e Qytetit dhe projekte të tjera të rëndësishme që janë mbështetur nga Qeveria dhe donatorët e tjerë, po ia kthejnë dinjitetin kryeqytetit!”, ka thënë Ramush Haradinaj. /Insajderi.com