Nga dita e hënë mbyllet për qarkullim kjo rrugë në kryeqytet

Nga dita e hënë mbyllet për qarkullim kjo rrugë në kryeqytet

Komuna e prishtinës ka njoftuar se nga dita e hënë, 21 tetor, rruga “Nazmi Mustafa” do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete.

Në lagjen “Pejton” do të fillojnë punimet për  implementimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve në ketë lagje.

“Prandaj lusim banorët për bashkëpunim, fillimisht duke i larguar veturat e parkuara në këtë rrugë, në mënyrë që të mundësohet qasja në pjesët ku do të punohet.

Falënderojmë qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe i lusim që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.