fbpx

Djali deputet, anëtarja e re armike dhe ribashkimi me “qenin” – Si e gjenë Lushtaku PDK-në

Djali deputet, anëtarja e re armike dhe ribashkimi me “qenin” – Si e gjenë Lushtaku PDK-në

Lirimi i kryetarit të Skenderajt i cili për më shumë se dy vite mbajti këtë pozitë duke qenë në burg, është një shpresë për Partinë Demokratike të Kosovës se ajo do ta ruaj bazën e saj të votuesve në rajonin që e ka konsideruar bastion deri në zgjedhjet e fundit që u dëshmua rënia në përkrahje.

Lushtaku i rikthehet jetës politike në PDK dhe si kryetar i Skenderajt,

Sami Lushtaku rikthehet në politikë por në partinë në të cilën ai ka qenë qysh prej themelimit, gjërat kanë ndryshuar goxha shumë që prej hyrjes së tij në burg.

Por tri janë më kryesoret, raporton Insajderi.

Kur Sami Lushtaku u burgos, jashtë PDK-së kishin dalë Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj, dy bashkëluftëtarë dhe bashkëpartiak të Lushtakut. Ata kishin dalë nga PDK-ja për ta formuar NISMA për Kosovën.  Një vendim i tillë kishte ardhur pak kohë pasi Sami Lushtaku në një bisedë me ish-shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, e quante Krasniqin “qen”.

Krejt kjo pasi Krasniqi atë kohë kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e PDK-së nuk i kishte raportet aq të mira me PDK-në.

Lushtaku madje kishte propozuar shkarkimin e Krasniqit, por Grabovci thoshte se kjo nuk mund të bëhet sepse shkarkimi do të bëhej “skandal”.

Ja biseda që Lushtaku bënte meGrabovcin për Jakup Krasniqin.

Lushtaku: Poçaver jeni bo poçaver.
Grabovci: Unë i mujta, unë i mujta, ai…
Lushtaku: Jo e keni mujt veten ju.
Grabovci: Kryetari u çu e dul, jo tha bon.
Lushtaku: Cili? Cili? E… ja qifsha nanën.
Grabovci: Jakupi.
Lushtaku: O ja qifsha nanën e nanës, po qeni që po bahet, po pse s’po ja qini nanën me rrxu a çka u bo.
Grabovci: Jo vallain veç për mos me na u bo skandal, se po vallain…
Lushtaku: O vallain, pa t’ja qi nanën.
Grabovci: Osht ka e lyp, hiç hiç lerg s’e ka.
Lushtaku: Pasha zotin, pa t’ja kallxu venin, nuk e kisha lanë bash me pas kanë ai i biri i Adem Jasharit, hëë…

Dosja e Shefave XIV: Lufta brenda PDK-së për pozitat e larta n…

#DosjaeShefave XIV: Lufta brenda PDK-së për pozitat e larta në institucionet e shtetit http://bit.ly/DosjaeShefaveXIV

Posted by Insajderi on Friday, 19 August 2016

Tash kur Lushtaku është liruar, Krasniqi është në koalicion me PDK-në. Pritet të votoj për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj. NISMA e Kransiqit dhe Limajt pritet të marrë edhe poste qeveritare si partnere e koalicionit PAN.

Por ribashkimi i “qenit” me PDK-në nuk është e vetmja gjë që ka ndryshuar. Në PDK ka hyrë edhe një armike e Lushtakut, gazetarja Arbana Xharra.

Xharra kishte qenë një gazetare që me tekstet e saj dhe qëndrimet publike kishte shkruar e folur shumë kundër Sami Lushtakut si kryetar i Skenderajt. Kishte shkruar për shumë biznese në pronë të njerëzve të afërt të Lushtakut i cili si kryetar i Skenderajt u kishte dhënë shumë tenderë publik, sikurse biznesmeni dhe miku u Luishtakut, Rrustem Rruokolli.

Madje Rrukolli kishte komentuar negativisht kur Xharra iu bashkua partisë, por kishte shprehur edhe një dëshirë.

“Tash shpresoj që të mos t’i shaj komandatët”, kishte shkruar Rrukolli kur Xharra ishte anëtarësuar në PDK.

Por në PDK përpos “armiqve” të Lushtakut ka hyrë edhe në një njeri tepër i afërt. Djali i tij, Mërgimi.

Ai ka qenë kandidat për deputet në listën e PDK-së me Xharrën si krahu i djathtë i Veselit dhe në një listë me kandidatët e propozuar nga NISMA e Jakup Krasniqit dhe PDK-ja.

Mërgim Lushtaku ka arritur të bëhet deputet, teksa bashkë me Krasniqin dhe Xharrën po e përkrahin Ramush Haradinajn si kryeministër./Insajderi.com