
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka lehtësuar masat kundër përhapjes së Coronavirusit në burgjet e vendit, njofton Insajderi.
Siç njoftojnë nga ky institucion, nga e hëna (25 janar) do të lejohen vikendet për të dënuarit të cilët i plotësojnë kushtet.
“Si masë lehtësuese do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit, të cilët i plotësojnë kushtet.
Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Tutje, bëhet e ditur se pas kthimit nga pushimit, të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës se karantinimit në periudhë kohore prej së paku shtatë ditësh./Insajderi.com