Nga e hëna në Gjilan hapen çerdhet dhe fitneset

Nga e hëna në Gjilan hapen çerdhet dhe fitneset

Në kuadrin e masave të reja për luftimin dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19, ka qenë edhe ndryshimi i ligjit për hapjen e çerdheve dhe fitneseve, dhe nisur nga ky vendim I ri, Komuna e Gjilanit nga e hëna ka paralajmëruar hapjen e tyre, njofton Insajderi.

Lajmin  e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se me gjithë situatën e rënduar me numër të madh të të infektuarve, nga e hëna do të fillojmë më zbatimin e masave të reja, ku hapja e çerdheve dhe fitnesve është një nga veprimet e para.

“Ne, të hënën po planifikojmë t’i hapim çerdhet. Ende nuk kemi konfirmim se cilat çerdhe në çfarë kohe, por në kuadër të lehtësimit të masave i ftoj menaxhmentin e çerdheve, edhe publike edhe private, që të përgatiten, ne do t’i hapim çerdhet, sallat e sportit edukues, fitneset”.

Gjithashtu, Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të njoftojnë të gjitha rastet ku ata vërejnë shkelje të masave anti-Covid./Insajderi.com