Nga e hëna rifillon testimi i kandidatëve për patentë-shofer

Nga e hëna rifillon testimi i kandidatëve për patentë-shofer

Kandidatët të cilët kanë aplikuar për marrjen e patent-shoferit dhe nuk kanë mundur të hyjnë në provim teorik dhe atë praktik si pasojë e gjendjes së krijuar nga Coronavirusi në vendin tonë, që nga dita e hënë, përkatësisht më 20 korrik, do të kenë mundësi të vazhdojnë këto procese të mbetura në gjysmë.

Një gjë të tillë e ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës, të cilët thonë se kandidatët dhe autoshkollat do të mund të vazhdojnë punën e tyre nga java tjetër, por duke zbatuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.

Këto rekomandime përfshijnë zbatimin e masave anti-Covid-19 dhe udhëzimet e përgjithshme të IKSHPK-së dhe MSH-së (Manuali).

Të gjitha njësitë do të bëjnë dezinfektimin e hapësirave të tyre, që nënkupton salat dhe zyret, gjithnjë sipas rekomandimeve.

Si pikë e tretë është pranimi i aplikacioneve, i cili do të bëhet në respektim të distancës së mjaftueshme dhe masave mbrojtëse (maskës), që rekomandohet të ketë distancë prej së paku 1.5m2.

Kandidatët për t’iu nënshtruar provimit (teorik dhe praktik), obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska).

Kandidatët gjatë pritjes për hyrje në provim dhe marrje të rezultatit, obligohen në respektimin strikt të distancës fizike sipas rekomandimeve të IKSHPK-së,

-Numri i kandidatëve në salla do të jetë në harmoni me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së për distancë fizike,

-Në hyrje të objekteve të NJPSH-ve dhe salla, do të vendosen mbishkrimet për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit.

-Komunikimi i rezultatit të provimit teorik do të bëhet jashtë sallës (deri sa bëhet dezinfektimi i ambientit për terminin tjetër).

Zbatimi i masave është obligativ dhe do të mbikqyret nga institucionet relevante. /Insajderi.com/