Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”, përballë sta" />

Nga era e fortë rrëzohet një lis në qendër të Prishtinës

Nga era e fortë rrëzohet një lis në qendër të Prishtinës

Për shkak të erës gjatë ditës së sotme, një lis është rrëzuar në qendër të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”, përballë stacionit të Policisë në Qendër.

Si pasojë qarkullimi i veturave në këtë pjesë të kryeqytetit është vështirësuar. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.