Me shumë ngut misioni i sundimit të ligjit EULEX, e ka marrë transferimin e lëndëve tek vendorët. Vetëm nga muaji maj ky mision u ka dorëzuar vendorëve 58 raste të natyrave të ndryshme.
Përderisa Tribuna Channel është i interesuar të di se në cilën fazë të hetimeve janë rastet, por edhe të çfarë natyre janë ato, Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj nga zyra për Informim ka qenë e shkurtë në sqarim duke pranuar rastet e marra në punë nga prokurorë të Prokurorisë Speciale.
Për t’u marrë me lëndët e EULEX, në këtë prokurori janë transferuar pesë prokurorë, njofton Gazeta Tribuna, shkruan Insajderi.
Madje, vet kryeprokurori Aleksandër Lumezi është shprehur se janë të gatshëm të merrem më të gjitha rastet e EULEX. /Insajderi.com