Nga familja Thaçi reagojnë pas publikimit të fotos së nënës së ish-presidentit

Nga familja Thaçi reagojnë pas publikimit të fotos së nënës së ish-presidentit

Mbesa e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Engjeni Thaçi, ka reguar pas publikimit të një fotografie ku shihet nëna e ish-presidentit e shtrirë në spital, njofton Insajderi.

Thaçi, njëherit deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në reagimin e saj është shprehur se e drejta për privatësi dhe konfidencialitet është një nga të drejtat kryesore të pacientëve.

Ajo ka thënë se publikimi pa autorizim i fotografive të pacientëve cilësohet si shkelje flagrante e të drejtave të tyre.

“Duke shprehur mirënjohje të thellë për punën e tyre, lus stafin shëndetësor kudo në Kosovë, e poashtu edhe mediat, që ta respektojnë privatësinë e pacientëve pa marrë parasysh kush janë ata.

Publikimi pa autorizim i fotografive të pacienteve (pa marrë parasysh qellimin), cilësohet si shkelje flagrante e të drejtave të tyre dhe një sjellje aspak profesionale”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ky reagim i Evgjeni Thaçit vjen pasi që një infermiere publikoi një fotografi me nënën e ish-presidentit, dhe e cila menjëherë u bë virale në rrjete sociale dhe media./Insajderi.com