
Dita e zgjedhjeve për Parlamentin e Shqipërisë ka përkuar edhe me ceremoninë e martesës së disa çifteve në vend, të cilët nuk e kanë anashkaluar të drejtën ligjore për të votuar.
Me interes të lartë është parë edhe rasti i dy nuseve në Qarkun e Fierit.
Rasti i parë është regjistruar në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier, gjatë orëve të paradites dhe vetëm pak orë më vonë në qytetin e Lushnjes një çift është paraqitur në të njëjtën qendër votimi për të votuar./ Top Channel.