Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është mbajtur ceremonia e ndihmës financiare për 38 Federatat Sportive të Kosovës, njofton Insajderi.
Në këtë ceremonisë përpos ministres së MKRS-së, Vlora Dumoshi, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.
“Mbështetja që u jep qeveria është një obligim, nuk është favor. Më vjen mirë që është nda një pjesë e mbështetjes për ju për me u përballë me këtë situatë të vështirë. Kërkoj që t’iu rrini afër të gjitha klubeve në përmbushjen e masave. Unë shfrytëzoj rastin t’iu përgëzoj juve klubeve të sportit në të gjitha fushat që keni pasur”, tha kreu i ekzekutivit.
Ndërsa ministrja këtë ndihmë qeveritare e quajti të jashtëzakonshme.
“Në këtë vit edhe pse ka qenë i rëndë kemi punuar edhe në infrastrukturë, duke filluar nga sallat sportive, fushat sportive, pishinat e të tjera. Kemi shpenzuar diku rreth 4 milionë euro buxhet. Punimet janë duke vazhduar dhe synimet janë që tu japim mundësi këtyre klubeve. Është një lajm i mirë që ne nuk kemi bërë dallime mes meshkujve dhe femrave, në këtë paketë të gjithë janë të njëjtë”, tha ajo. /Insajderi.com