Nga gërmimet në veri të Mitrovicës nuk u gjetën mbetje mortore

Nga gërmimet në veri të Mitrovicës nuk u gjetën mbetje mortore

Asnjë mbetje mortore nuk u gjet në gërmimet që një ekip i udhëhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore zhvilloi sot (e enjte) në varrezat e myslimanëve në Mitrovicën e Veriut, transmeton Insajderi.

Ky ekip filloi gërmimet në bazë të një urdhri gjykate dhe pasi pranuan informacion se në hyrje të varrezave, jo shumë larg rrugës, është i varrosur trupi i një personi i cili ishte zhdukur në vitin 2019.

Sidoqoftë, pas disa orësh kërkimi, trupi nuk u gjet.

“Pas gjithë punës që kemi pasur deri më tani – nga 9:30 deri në 12:30, nuk kemi gjetur asgjë, as dyshimin më të vogël”, i tha KoSSev Deaton Haliti, antropolog në IML.

Gërmimet u ndërprenë pak para orës 13:00./Insajderi.com