Ushtruesi i detyrës së menaxherit në kompaninë “Hidrodrini” në Deçan, Petrit Jonuzaj thotë se nuk ka qenë i informuar paraprakisht nga organet e drejtësisë rreth ngritjes së aktakuzës ndaj dy zyrtarëve të kësaj kompanie për helmimin e qytetarëve të Deçanit që kishte ndodhur vitin e kaluar.
Jonuzaj për Shqip.com deklaron se lajmin për ngritjen e aktakuzave ka marrë përmes mediave.
“Nuk kemi qenë të informuar paraprakisht rreth këtyre aktakuzave. Hiç nuk e di se kush janë zyrtarët, s’jemi në ngjarje të zhvillimeve të kësaj çështje”.
Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Dorjan Juniku në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini” lidhur me helmimin e qytetarëve të Deçanit, që ndodhi në verën e vitit të kaluar.
Juniku tha se zyrtarët e kësaj kompanie, akuzohen për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm”, dhe “Mosevitimi i rrezikut”.
“Ju njoftoj se pas një hetimi intensiv disa mujor në cështjen plenale e cila ka të bëjë me helmimet e mbi 1500 qytetarëve të komunës së Deçanit, kam ngritur në Gjykatën Themelore në Pejë dega në Deçan, aktakuzën ndaj dy zyrtarëve si personave përgjegjës kundër drejtorit të departamentit teknik për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm”, dhe kundër kimistet për veprën penale “Mosevitimi i rrezikut”, tha Juniku.
Ai deklaroi se 872 persona kanë pasur simptoma të cilat iu referohen helmimit nga uji i pijshëm, dhe është konstatuar se kanë pasur bakterin Escheria Coli dhe bakterin e njohur si “Nova Virus”./Insajderi.com