Nga humbja ne humbje, historia e shkurtër në qendër të vëmendjes e Arban Abrashit

Nga humbja ne humbje, historia e shkurtër në qendër të vëmendjes e Arban Abrashit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga kjo parti, Arban Abrashi është i njohur për disfatat e tij të njëpasnjëshme gjatë karrierës së tij politike.

Në vitin 2017 Abrashi kishte kandiduar për kryetar të komunës së Prishtinës kundër Shpend Ahmetit, kandidat nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të atij viti, që u mbajtën më 22 tetor, Ahmeti kishte marrë 43.6 për qind të votave, ndërsa Abrashi 35.8 për qind.

Pas raundin të parë gara në mes të dy kandidatëve për të parin e kryeqytetit, shkoj në balotazh për të përfunduar pastaj me fitoren e Shpend Ahmetit i cili u zgjodh kryetar i Prishtinës edhe për një mandat.

Madje Abrashi kishte anuluar dy debate televizive në përballej me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti, duke u arsyetuar se ka dhimbje dhëmbi.

Por dhimbje dhëmbi Abrashi nuk kishte vetëm gjatë përballjes me Shpend Ahmetin. Duket se disfatat i shkaktojnë dhimbje vazhdimisht Abrashit.

Pas shumë përplasjeve me karrige në tubimet e fundit të partisë së Abrashit, ndërmjet simpatizantëve të  Hazir Borovcit dhe ata të Arban Abrashit, në degën e tretë të LDK-së kryetar u zgjedh, Hazir Borovci.  Madje duket se Borovci mori këtë post pa asnjë telashe, pasi që kundërkandidati i tij, Abrashi u tërhoq.

Abrashi  pranoi se ka bërë pazare, duke u tërhequr kështu nga gara për kryetar të kësaj dege madje thotë se edhe vetë e ka votuar Borovcin.

Pavarisht disfatave të tij, Abrashi shihet si një person që nuk përton fare të festoj. Urimet kishin shpërthyer dhe shampanja ishte hapur për ta festuar liberalizimin e vizave vitin e kaluar kur Abrashi mbante postin e ministrit të Ministrisë për Mirqenie Sociale.

“Urime liberalizimi, urime Kosovë. Me MSA dhe liberalizim, perspektiva evropiane merr kuptim të plotë”, kishte shkruar Abrashi, pavarësisht se liberalizimi i vizave nuk kishte ardhur dhe as që kishte qenë afër të vije.

Se çfarë do të festojë në të ardhmen Abrashi nuk e dimë, por se disfatat po e përcjellin vazhdimisht në hapat e tij politik është parë tash e sa vite./Insajderi.com