Nga Kabineti i Vjosa Osmani thonë se presidentja nuk i ka ofruar asgjë Valdete Dakës

Nga Kabineti i Vjosa Osmani thonë se presidentja nuk i ka ofruar asgjë Valdete Dakës

Artan Murati nga kabineti i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se “Osmani nuk i ka ofruar asgjë Valdete Dakës”.

Nëpër media është raportuar se “Osmani i ka premtuar mirënjohje Dakës në rast se dorëhiqet nga pozita e kryetares së KZQ-së”.

“Si dëshmitar i takimit të sotëm, e konfirmoj që Presidentja Osmani absolutisht NUK i ka ofruar znj. Valdete Daka as dekoratë, as mirënjohje presidenciale”, ka shkruar Murati në Facebook.

Daka është shkarkuar nga pozita të cilën e mbante që nga viti 2008.

Një shkarkim të tillë disa deputetë të opozitës po e cilësojnë si “kapje e shtetit”. /Insajderi.com