Nga “keni m’i përbi fjalët” deri te përplasja fizike – Si u përleshën Krasniqi e Sveçla?

Nga “keni m’i përbi fjalët” deri te përplasja fizike – Si u përleshën Krasniqi e Sveçla?

Një përleshje fizike ka ndodhur ndërmjet deputetit të PSD-së, Frashër Krasniqi dhe atij të VV-së, Xhelal Sveçla.

Përplasja ka ndodhur disa minuta pas përfundimit të emisionit Rubikon në KTV.

Deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla e ka mohuar përleshjen fizike, duke thënë se ka pasur vetëm një fjalosje.

Por gjithë këtë situatë e ka konfirmuar deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Ajo e ka konfirmuar se Krasniqi e Sveçla janë përleshur fizikisht.

“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloj situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, ka thënë Gaxheri.

Në anën tjetër moderatori i emisionit, Adriatik Kelmendi në një prononcim për Insajderin, as nuk e ka mohuar e as pohuar gjithë ngjarjen.

Vetëm ka thënë se emisioni ka shkuar mirë.

“Nuk mundem me komentu me asgjë. Emisioni ka shkuar në rregull nuk është e jemja me komentu. Nga ana ime s’kam koment”, tha Kelmendi për Insajderin.

Pak para përleshjes, dy deputetët që dikur ishin në një parti, kishin pasur një debat të ashpër.

Frashër Krasniqi i kishte thënë Sveçlës se do “t’i përbijë fjalët e veta”.

“Nesër keni me ardhë me bo kuorumin, çka doni me thanë tash. A ki me ardh të enjten në seancën e radhës, Glauku ka thanë që s’kthehum në Kuvend. Ma mos thuj fjalë të mëdhaja se ki me u kthy në Kuvend”, i ka thënë Krasniqi deputetit të VV-së.

I menjëherëshm kishte qenë reagimi i Sveçlës.

“Ma, ma se e dijmë na kush i përbin fjalët”, ka thënë Sveçla.

Frashër Krasniqi kohë më parë ishte përfshirë në një tjetër përplasje fizike.

Sa kishte qenë në Vetëvendosje, Krasniqi ishte rrahur live në një emision në Klan Kosova. /Insajderi.com

RUBIKON – A po merren vesh per dialogun?

"Ki m'i hangër fjalët e tua" i ka thënë deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ish-bashkëpartiakut të tij, Xhelal Sveçla teksa ka folur për rezolutën e propozuar për dialogun e Brukselit.

Posted by Rubikon me Adriatik Kelmendin on Wednesday, 31 October 2018